Sërish debate mes demokratëve dhe republikanëve, Trump mbledh kabinetin: Po punojmë që të mos kemi një mbyllje të dytë të qeverisë

Sërish debate mes demokratëve dhe republikanëve, Trump mbledh kabinetin: Po punojmë që të mos kemi një mbyllje të dytë të qeverisë

Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaloi për një moment për të përmendur mundësinë e një mbylljeje të qeverisë federale, pas një grindjeje të vazhdueshme mes demokratëve dhe republikanëve mbi paketën e shpenzimeve qeveritare. Sipas ‘BBC’, demokratët kanë ushtruar presion për të hequr fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) nga një paketë shpenzimesh qeveritare prej 1.2 trilion dollarësh, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj praktikave të forcave federale të imigracionit, përfshirë edhe debatet pas të shtënave fatale të Alex Pretti-t në Minneapolis. “Shpresojmë të mos kemi një mbyllje të qeverisë, po punojmë për këtë tani. Demokratët, besoj, nuk duan ta shohin atë gjithashtu. Ne do të punojmë në një mënyrë shumë dypartiake për të mos pasur...