Seriali politik “Kosova ‘25” gati për sezonin e ri

Seriali politik “Kosova ‘25” gati për sezonin e ri

Kandidatët për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit KOSOVË- Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje… Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon… Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’… E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare. I ndëshkimeve po: Dialogu Strategjik me SHBA-në, për shembull, u pezullua. Në krye të listës së personazheve të këtij seriali politik ishin vetë deputetët. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ata u mblodhën… pakkush e mban mend sa herë, por mbi 50 po. Ishte hera e parë që në institucionin ligjvënës...