Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia ka siguruar edhe tre muaj të tjerë importe gazi nga Rusia pas bisedimeve me liderin rus Vladimir Putin, tha të hënën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Importet më të lira të gazit rus mbulojnë deri në 90% të nevojave të Serbisë, megjithëse Beogradi ka kërkuar të diversifikojë furnizimin me gaz nga Azerbajxhani dhe gaz natyror të lëngshëm nga terminalet në Greqi. Vuçiç tha se foli në telefon me Putinin të hënën, dhe se të dy diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, zhvillimet globale dhe importet e gazit. “Ajo që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, dhe e falenderova presidentin Putin, është se morëm një zgjatje tjetër tre-mujore të kontratës së gazit me kushte shumë të favorshme,” u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd. Ai shtoi se...