Senatori amerikan plas ‘bombën”: Luftërat e së ardhmes ‘po planifikohen’ në Izrael

Senatori amerikan plas ‘bombën”: Luftërat e së ardhmes ‘po planifikohen’ në Izrael

Senatori republikan Lindsey Graham ka thënë se Izraeli është përpara SHBA-së në zhvillimin e armëve të teknologjisë së fundit. Graham i bëri këto komente në Tel Aviv, pasi u takua të hënën me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin e opozitës Yair Lapid. Senatori tha se Uashingtoni duhet të investojë në industrinë mbrojtëse të Izraelit në vend që “thjesht të shkruajë një çek” për ndihmë ushtarake. “Më pëlqen kjo ide. Luftërat e së ardhmes po planifikohen këtu në Izrael. Nëse nuk je një hap përpara armikut, vuani”, tha Graham, duke lavdëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit si “forcat ushtarake më të zgjuara dhe krijuese në planet”. “Izraeli po përparon në rrugën e armëve të reja shumë përtej nesh”, shtoi ai. Vizita erdhi përpara bisedimeve SHBA-Iran të ndërmjetësuara nga Omani në Gjenevë, të...