Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Spanjës/ Anija “Arconian” kapet me kokainë me vlerë mbi 800 milionë euro, dhjetëra të arrestuar

Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Spanjës/ Anija “Arconian” kapet me kokainë me vlerë mbi 800 milionë euro, dhjetëra të arrestuar

Autoritetet spanjolle kanë ndaluar anijen “Arconian”, me flamur të Ishujve Komoro, gjatë një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, duke sekuestruar një ngarkesë të vlerësuar në mbi 812 milionë euro (rreth 956 milionë dollarë). Operacioni është kryer nga forcat e Guardia Civil, në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe holandeze. Sipas burimeve hetimore, sasia e drogës së sekuestruar tejkalon rekorde të mëparshme në Evropë, 30 tonë, duke u renditur ndër operacionet më të mëdha të këtij lloji.Hetuesit dyshojnë se kokaina e ndarë në 1200 pako, do të transferohej në det përmes anijeve me shpejtësi të lartë dhe më pas do të transportohej drejt Spanjës kontinentale. Gjatë ndërhyrjes janë gjetur edhe armë zjarri dhe municione në bord.Në anije ndodheshin 17 anëtarë ekuipazhi nga Filipinet, ndërsa...