“Sekreti” i fotos së Maduros Analiza e ekspertit: E çorientuan dhe e filmuan që të mos zvarrisë gjyqin

“Sekreti” i fotos së Maduros Analiza e ekspertit: E çorientuan dhe e filmuan që të mos zvarrisë gjyqin

Fotografia e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, i arrestuar dhe i shoqëruar në bordin e një anijeje ushtarake amerikane nuk është e rastësishme dhe as simbolike. Sipas ekspertit amerikan të sigurisë dhe inteligjencës, John Miller, çdo detaj në atë fotografi është pjesë e një protokolli strikt arrestimi dhe transferimi, i ndjekur zakonisht në raste me ndjeshmëri të lartë. Maduro shfaqet me pranga në duar dhe me syze të errëta mbrojtëse. Sipas Millerit, këto syze nuk kanë lidhje me ekspozimin ndaj dritës, por shërbejnë për ta çorientuar të arrestuarin. “Në këtë mënyrë ai nuk e di se ku ndodhet dhe as drejtimin e lëvizjes nga pika A në pikën B”, shpjegon eksperti. Po ashtu, Maduro mban një jelek shpëtimi të fryrë dhe kufje në vesh. Miller sqaron...