Sekretari amerikan i Thesarit paralajmëron europianët për çështjen e Groenlandës: Uluni, merrni frymë dhe mos e mendoni hakmarrjen ndaj tarifave
Rekomandimi drejtuar qeverive evropiane për të treguar qetësi dhe për të mos u hakmarrë u përsërit nga Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, duke iu referuar planit të Donald Trump për të kontrolluar Groenlandën. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Bessent u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të “mbajnë mendjen hapur”, duke theksuar se përshkallëzimi do të ishte, siç tha ai, skenari më i keq i mundshëm për ta. “U them të gjithëve: Uluni, merrni frymë thellë dhe mos u hakmerrni. Presidenti do të jetë këtu nesër dhe do ta japë vetë mesazhin e tij”, tha Bessent. Scott Bessent theksoi se “gjëja më e keqe që mund të bëjnë vendet është përshkallëzimi kundër Shteteve të Bashkuara”, duke paralajmëruar për pasojat e...
Burimi:
top-channel.tv