Sekretari Amerikan i Shtetit paralajmëron Europën: Jetojmë në një epokë të re gjeopolitike!
Bota E Premte, 13 Shkurt 2026 15:09 Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Europë me një mesazh të qartë: rendi gjeopolitik po hyn në një fazë të re. ”Bota po ndryshon shumë shpejt para syve tanë”,-u tha ai gazetarëve, kur u pyet nëse mesazhi i tij për europianët do të ishte më pajtues krahasuar me një vit më parë. ”Jetojmë në një epokë të re në gjeopolitikë dhe kjo do të kërkojë që të gjithë të rishohim se si duket kjo dhe cili do të jetë roli ynë”,-shtoi ai. Rubio do të drejtojë delegacionin amerikan në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ngjarja e parë e madhe globale që prej kur president Donald Trump kërcënoi sovranitetin danez me zotimin për të aneksuar Groenlandën. Në...
Burimi:
kohajone.com