“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”
Legjenda gjermane e Formula 1, Michael Schumacher, i cili u plagos rëndë në një aksident gjatë skijimit para 12 vitesh, nuk është më i shtrirë në shtrat, sipas informacioneve të publikuara nga gazeta britanike Daily Mail. Ish-kampioni botëror 57-vjeçar raportohet se tashmë ulet në një karrocë invalidësh dhe lëviz brenda hapësirave të tij private. Procesi i rehabilitimit të tij po zhvillohet ngadalë dhe në kushte sekrete absolute, me shumë pak persona që kanë dijeni për gjendjen reale shëndetësore të tij. Sipas burimeve të cituara nga artikulli, Schumacher mund të lëvizë me karrocë invalidësh si në vilën e tij në Majorka, me vlerë rreth 30 milionë paund, ashtu edhe në rezidencën e tij në Gland të Zvicrës, pranë liqenit të Gjenevës, e cila vlerësohet rreth 50...
Burimi:
javanews.al