Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Iranit. Axios citon informacione të siguruara gjatë një takimi privat në Uashington, ku ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, ka dhënë sinjale se Riadi nuk do t`i kundërvihej një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së ndaj regjimit të ajatollahëve. Madje, përkundrazi, sipas katër burimeve që ishin të pranishme në takim, princi Khalid ka shprehur bindjen se nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë ndaj Teheranit, regjimi iranian do të dalë edhe më i fuqishëm nga situata aktuale. Analistët vlerësojnë se ky “dualizëm diplomatik” pasqyron frikën e vazhdueshme të sauditëve nga shtrirja e influencës së Iranit në Lindjen e Mesme. Situata mbetet...