Sanksionet ndaj NIS! Vuçiç: Kemi rezerva karburanti deri më 15 janar, presim vendim nga SHBA

Sanksionet ndaj NIS! Vuçiç: Kemi rezerva karburanti deri më 15 janar, presim vendim nga SHBA

Aleksander Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi më 20 dhjetor përmes rrjeteve sociale se janë zhvilluar “biseda të gjata dhe të rëndësishme lidhur me stabilitetin energjetik të Serbisë” dhe se beson se janë “një hap më afër zgjidhjes së situatës jashtëzakonisht të ndërlikuar”. Ai tha gjithashtu se janë siguruar sasi të mjaftueshme të naftës, kerozinës, mazutit dhe benzinës, të paktën deri më 15 janar. “Kemi pasur biseda të rëndësishme me të huajt dhe javën e ardhshme presim iniciativa, kërkesa dhe lutje të ndryshme drejtuar OFAC-ut [ Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja që ka vendosur sanksione ndaj NIS-it], me shpresën se do të marrim një licencë operative”, tha Vuçiç. Përmes një video-mesazhi, ai shtoi se bisedimet po vazhdojnë, ndërsa importi i...