Sanders: Vietnami, Iraku, Irani, një tjetër gënjeshtër, një tjetër luftë
Senatori amerikan Bernie Sanders ka kritikuar ashpër vendimin e Presidentit Donald Trump për të sulmuar Iranin, duke vënë në pikëpyetje arsyetimin e Shtëpisë së Bardhë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta lejojnë Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Sanders, një socialist demokrat dhe senator i pavarur nga Vermonti, i cili është pjesë e Demokratëve në Kongres dhe është i njohur për pikëpamjet e tij progresive, reagoi nëpërmjet rrjetit social X. Në postim, ai kujtoi një deklaratë të mëparshme të Trump nga qershori, në të cilën presidenti pretendonte se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar”. “Ky është i njëjti president që tha në qershor: ‘Objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar’. Vietnami. Iraku. Irani. Një gënjeshtër tjetër. Një luftë tjetër”, shkroi Sanders. Deklarata e tij iu referua...
Burimi:
ntv.al