Sanchez akuzon SHBA dhe Izraelin për luftën me Iranin: E padrejtë dhe e paligjshme
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez kritikoi veprimin e vazhdueshëm ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit gjatë një fjalimi para Kongresit Spanjoll të mërkurën, duke i përshkruar sulmet si pjesë të një “lufte të padrejtë dhe të paligjshme”. Një kundërshtar i zëshëm i luftës prej kohësh, Sánchez tha se SHBA-të dhe Izraeli kanë “minuar ligjin ndërkombëtar, kanë destabilizuar Lindjen e Mesme dhe kanë rindezur konfliktet në Irak dhe Liban”, shkruan CNN. Udhëheqësi spanjoll argumentoi më tej se SHBA-të dhe Izraeli “sjellën pasiguri në vendet e Gjirit”, të cilat ai tha se u bënë shpejt të prekshme për shkak të zgjedhjeve të bëra nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Sánchez akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin për forcimin e pozicionit të Presidentit...
Burimi:
opinion.al