Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Raundi i parë i bisedimeve trilaterale mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, i zhvilluar në Abu Dhabi, u mbyll me deklarata formale dhe optimizëm të kujdesshëm, por pa përparim konkret në çështjet më të ndjeshme të konfliktit. Edhe pse palët u ulën për herë të parë pas shumë muajsh në të njëjtën tryezë, Moska mbetet e palëkundur në kërkesën e saj kryesore: kontrollin e plotë mbi rajonin e Donbass-it. Negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov, deklaroi se gjatë ditës së parë është punuar mbi parametrat për të avancuar drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë e cilësoi takimin si produktiv, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se puna po ecën përpara, duke theksuar megjithatë se për...