Samiti i Parisit, Macron: Ngushtica e Hormuzit të hapet pa kushte dhe pa tarifa për anijet!
Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat pas përfundimit të samitit të Parisit, mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit. Starmer bëri të ditur se Britania e Madhe dhe Franca do të udhëheqin një mision ndërkombëtar për të garantuar lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit. Ai njoftoi se misioni do të marrë formë javën e ardhshme, ndërsa në Londër do të zhvillohet një tjetër takim ku do të përcaktohet përbërja e tij. Sipas Starmer, disa vende kanë ofruar tashmë mjete dhe mbështetje për këtë operacion. “Rihapja e Hormuzit është një domosdoshmëri dhe një përgjegjësi globale”, u shpreh ai, por shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme...
Burimi:
javanews.al