Samiti i NATO-s, Sanchez pas takimit me Trump: Folëm për futboll

Samiti i NATO-s, Sanchez pas takimit me Trump: Folëm për futboll

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi se biseda e tij me presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit të NATO-s ishte miqësore dhe pa tensione, pavarësisht përplasjeve të fundit mes Uashingtonit dhe Madridit. Sanchez tha në një konferencë për shtyp se gjatë takimit joformal me Trumpin diskutuan për Kupën e Botës dhe tema të tjera të lehta, duke shmangur çështjet e tregtisë dhe gjeopolitikës. “Folëm për suksesin e Kupës së Botës”, tha kryeministri spanjoll, duke shtuar se biseda mes tyre ishte zhvilluar “me përzemërsi absolute dhe të plotë”. Deklarata e Sanchez vjen pasi më herët gjatë ditës Trump kritikoi Spanjën për qëndrimin e saj ndaj operacioneve ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, duke deklaruar: “Ne nuk duam të bëjmë më biznes me Spanjën”. Pavarësisht këtyre tensioneve publike, Sanchez...