Samiti i NATO-s nuk e ndal Macronin, presidenti francez del për vrap në Ankara (VIDEO)
Pavarësisht axhendës së ngjeshur diplomatike në kuadër të Samitit të NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron gjeti kohë për të ndjekur rutinën e tij të përditshme, duke bërë vrap në një park të Ankarasë. Macron u pa duke vrapuar në zonën Çankaya, i shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, ndërsa përshëndeti qytetarët që e njohën gjatë aktivitetit fizik. Vrapi është një zakon i konsoliduar për presidentin francez, i cili përpiqet ta përfshijë aktivitetin fizik në programin e tij edhe gjatë udhëtimeve zyrtare dhe takimeve të rëndësishme ndërkombëtare. Fransa Cumhurbaşkanı Macron, Ankara sokaklarında sabah koşusu yaparken görüntülendi. pic.twitter.com/5TBHZFeyDC — BBO Sports (@bbosports) July 8, 2026 Edhe gjatë vizitave të mëparshme jashtë Francës, Macron është fotografuar duke bërë “jogging”, përfshirë qëndrimin e tij të fundit në Indi,...
Burimi:
vizionplus.tv