Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?
Lufta me Iranin pritet t’i kushtojë Izraelit rreth 3 miliardë dollarë në javë. Kostoja e konfliktit për ekonominë izraelite vlerësohet të arrijë në rreth 9.4 miliardë shekelë (afërsisht 3 miliardë dollarë) në javë, nëse kufizimet kombëtare mbeten në fuqi, sipas Ministrisë së Financave të Izraelit, raporton Reuters. Të hënën, pas një vlerësimi të situatës në mes të tensioneve me Iranin, Komanda e Frontit të Brendshëm e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) vendosi të zgjasë kufizimet kombëtare deri në mbrëmjen e së shtunës, më 7 mars. Masat përfshijnë ndalimin e të gjitha tubimeve publike, pezullimin e aktiviteteve arsimore dhe kufizimin e aksesit në vendet e punës, me përjashtim të bizneseve thelbësore. Udhëzimet parashikojnë gjithashtu kufizim të lëvizjes për në punë, punë nga shtëpia për shumicën e punonjësve...
Burimi:
javanews.al