“Sa më të fortë të jenë partnerët, aq më shumë fleksibilitet do të ketë SHBA”, Rubio me mesazhe të qarta: NATO duhet rikonceptuar
Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, NATO duhet të “rikonceptohet”. Ai e tha këtë në një seancë dëgjimore në Senat mbi politikën e SHBA-së në Venezuelë pas kapjes së Maduros. “NATO do të jetë më e fortë nëse aleatët tanë janë më të aftë”, shpjegoi ai. “Sa më të fortë të jenë partnerët e NATO-s, aq më shumë fleksibilitet do të kenë Shtetet e Bashkuara për të vepruar në pjesë të tjera të botës”, pohoi Sekretari i Shtetit. Për Rubion, kjo nuk do të thotë “braktisje e NATO-s”, por “përballje e realitetit të peizazhit aktual ndërkombëtar”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv