Ryanair tallet me Elon Musk: Ofertë speciale “për idiotët e mëdhenj” me bileta 16.99 euro

Ryanair tallet me Elon Musk: Ofertë speciale “për idiotët e mëdhenj” me bileta 16.99 euro

Përplasja publike mes Ryanair dhe Elon Musk ka hyrë në një fazë të re, me tone të forta dhe sarkazëm të hapur në rrjetet sociale. CEO i linjës ajrore irlandeze, Michael O’Leary, i është përgjigjur drejtpërdrejt miliarderit amerikan duke “pranuar sfidën” e tij dhe duke i ofruar një biletë vajtje pa kthim me çmim 16.99 euro, të cilën kompania e cilëson si ofertë për “idiotët”. Në një postim ironik në platformën X, Ryanair njoftoi lançimin e fushatës “Great Idiots Seat Sale”, një promocion që, sipas kompanisë, i dedikohet “veçanërisht Elon Musk”. Oferta përfshin 100 mijë vende për fluturime njëdrejtimëshe me çmim 16.99 euro dhe, sipas njoftimit, u drejtohet me sarkazëm “të gjithë idiotëve të X”. Ryanair thekson gjithashtu se Michael O’Leary do të flasë në...