Ryanair mbyll bazën në Berlin, shkak rritja e tarifave

Ryanair mbyll bazën në Berlin, shkak rritja e tarifave

Kompania ajrore “low cost” Ryanair ka njoftuar mbylljen e bazës së saj në Berlin, duke argumentuar se vendimi vjen si pasojë e rritjes së tarifave aeroportuale. Sipas kompanisë, shtatë avionë Boeing 737 do të largohen nga kryeqyteti gjerman dhe do të zhvendosen në tregje të tjera më konkurruese në Evropë, përfshirë Suedinë dhe Shqipërinë. Vendimi ka surprizuar operatorin e aeroportit të Berlinit, i cili ka mohuar çdo rritje tarifash. Në një reagim të shkurtër, kompania menaxhuese bëri të ditur se është në negociata me linjat ajrore dhe se nuk ka në plan rritje të çmimeve aeroportuale. Ryanair pretendon se tarifat në Berlin janë rritur me 50% që nga viti 2019 dhe ka konfirmuar se baza do të mbyllet më 24 tetor. Pilotët dhe stafi i...