Rutte: Evropa ka nevojë për SHBA-në, ashtu si SHBA ka nevojë për NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Ukraina po përballet me “dimrin më të ashpër” të dhjetë viteve të fundit, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha. Duke folur në Parlamentin Europian, Rutte theksoi se janë në zhvillim bisedime paqeje nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar iniciativën amerikane, si edhe rolin e “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në Europë, që po punon për garanci sigurie. Ai nënvizoi se objektivi duhet të jetë ose një marrëveshje paqeje, ose një armëpushim afatgjatë, i cili do të sigurojë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të sulmojë sërish Ukrainën. Ai përsëriti se siguria e Ukrainës është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e gjithë...
Burimi:
vizionplus.tv