Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij. Ai gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka theksuar se ky shtet e ka mbështetur prej kohësh misionin paqeruajtës. Rutte ka theksuar se KFOR-i vazhdon të luaj rol thelbësor për sigurinë në Kosovë. “Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe  i gatshëm për misionin e tij”, ka thënë Rutte. Misioni i NATO-s...