Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rusia: Ukraina ka shënjestruar rezidencën e Putinit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe tha se Moska do të hakmerret si dhe do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të saj të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “gënjeshtër” pretendimin se Kievi ka shënjestruar rezidencën në rajonin e Novgorodit, në veriperëndim të Moskës. Ai theksoi se Rusia po përpiqet të minojë bisedimet SHBA–Ukrainë për luftën dhe po “përgatit terrenin për të kryer sulme, me shumë gjasë ndaj kryeqytetit [ukrainas] dhe ndërtesave qeveritare”. Ky pretendim i Rusisë erdhi një ditë pasi Zelensky dhe presidenti amerikan, Donald Trump, thanë se kishte përparim në takimin e tyre në Floridë, duke theksuar se një marrëveshje...