Rusia tërhiqet nga tregu evropian? Putin: Do të shesim gazin tonë tjetërkund

Rusia tërhiqet nga tregu evropian? Putin: Do të shesim gazin tonë tjetërkund

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia mund të tërhiqet nga tregu evropian i gazit dhe t’i ridrejtojë furnizimet e saj diku tjetër pa pritur që BE të ndalojë importet e saj. Putin i bëri këto komente të mërkurën, pasi priti në Kremlin Ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjarto. Kriza energjetike në BE është rezultat i “politikave të gabuara” të ndjekura nga autoritetet e bllokut gjatë “shumë viteve”, i tha Putin mediave nga Kremlini.