Rusia sulmon Ukrainën me fosfor dhe bomba të rënda
Forcat ruse sulmuan zonën banimi të Kostyantynivka në rajonin e Donteskut duke përdorur municion fosforik, pas së cilës ndodhi edhe një sulm me bombën ajrore FAB-1500, me peshë 1500 kilogramë. Rreth sulmit raportoi Brigada e 28-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, e cila publikoi edhe një video të ngjarjes, shkruan Euromaidan Press. Video u regjistrua nga operatorët e dronëve të njësisë R.V. të Batalionit të 3-të Mekanizuar. Në të shihet se si forcat ruse bombardojnë pjesën banimi të qytetit me municion fosforik, armë e cila është reptësisht e ndaluar kundër civilëve sipas së drejtës ndërkombëtare. Menjëherë pas kësaj, e njëjta video tregon edhe goditjen me bombën ajrore FAB-1500. “Kostyantynivka. Realiteti brutal i qytetit që rusët po e fshijnë nga faqja e dheut”, njoftoi...
Burimi:
vizionplus.tv