Rusia sulmoi Kievin ditën kur filluan negociatat e paqes, zyrtarët ukrainas: Veprim brutal i urdhëruar nga Putin

Rusia sulmoi Kievin ditën kur filluan negociatat e paqes, zyrtarët ukrainas: Veprim brutal i urdhëruar nga Putin

Ukraina ka dënuar një valë të re sulmesh ruse gjatë natës, të cilat vranë një person dhe plagosën 23 të tjerë, ndërsa bisedimet me SHBA-në që synojnë t’i japin fund luftës pritet të rifillojnë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se sulmi “brutal, i urdhëruar “në mënyrë cinike” nga udhëheqësi rus Vladimir Putin kishte “goditur jo vetëm popullin tonë, por edhe tryezën e negociatave”. Delegacionet nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja janë takuar në Abu Dhabi për bisedimet e para trepalëshe që kur Kremlini nisi një pushtim të plotë të fqinjit të saj në vitin 2022. Një burim i tha BBC-së se është bërë njëfarë përparimi, por çështja kryesore e territorit mbetet e pazgjidhur. Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, tha se një person kishte vdekur...