Rusia planifikon ndërtimin e një centrali bërthamor në Hënë

Rusia planifikon ndërtimin e një centrali bërthamor në Hënë

Rusia ka njoftuar se planifikon të ndërtojë një central energjetik në Hënë brenda dekadës së ardhshme, me synim furnizimin me energji të programit të saj hapësinor hënor dhe një stacioni të përbashkët kërkimor ruso-kinez. Sipas agjencisë Reuters, korporata shtetërore hapësinore Roscosmos ka bërë të ditur se centrali pritet të përfundojë deri në vitin 2036 dhe se është nënshkruar një kontratë me kompaninë Lavochkin Association për realizimin e projektit. Megjithëse Roscosmos nuk e ka cilësuar shprehimisht centralin si bërthamor, në projekt përfshihen Rosatom dhe Instituti Kurchatov, institucioni kryesor rus për kërkimin bërthamor, çka sugjeron se bëhet fjalë për një burim energjie nukleare. Sipas Roscosmos, centrali do të shërbejë për furnizimin me energji të: roverëve hënorë infrastrukturës së Stacionit Ndërkombëtar të Kërkimit Hënor që Rusia synon të...