Rusia ndalon eksportin e benzinës deri më 31 korrik
Zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak, ka urdhëruar Ministrinë e Energjisë që të hartojë një vendim për ndalimin e eksportit të benzinës duke filluar nga 1 prilli, njoftoi Moska. Agjencia shtetërore TASS raportoi se ndalimi do të zgjasë deri më 31 korrik. Novak deklaroi se trazirat në tregun global të naftës dhe derivatet e saj, të nxitura nga kriza në Lindjen e Mesme, shkaktojnë luhatje të ndjeshme të çmimeve. Megjithatë, ai shtoi se kërkesa e lartë për burimet energjetike ruse në tregjet e huaja mbetet një faktor pozitiv. Qeveria njoftoi se volumi i naftës së papërpunuar që dërgohet për rafinim mbetet në nivelet e vitit të kaluar, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me produkte nafte. Disa rajone në Rusi dhe zona të Ukrainës nën kontroll rus...
Burimi:
vizionplus.tv