Rusia lëshon më shumë se 400 dronë në Kiev dhe Lviv

Rusia lëshon më shumë se 400 dronë në Kiev dhe Lviv

Rusia ka lëshuar më shumë se 400 dronë kundër Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat. Autoritetet lokale raportuan se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të interceptuar objektiva pranë kryeqytetit Kiev, si dhe në Lviv që ndodhet disa dhjetëra kilometra nga kufiri me Poloninë. Sipas një zyrtari lokal në Lviv, dronët rusë goditën një kompleks banimi në qendër të qytetit, duke shkaktuar dëme dhe duke rritur shqetësimet për sigurinë e civilëve.