Rusia lëshon dronët në Rumani, NATO: Mbrojmë çdo centimetër të territorit

Rusia lëshon dronët në Rumani, NATO: Mbrojmë çdo centimetër të territorit

Lufta ruse del jashtë kufijve të Ukrainës, duke shënjestruar një vend të NATO-s. Për herë të parë që prej fillimit të luftës, një dron i Moskës, i lëshuar gjatë një vale bombardimesh kundër Ukrainës, ra në një zonë të populluar në Rumaninë fqinje. Droni goditi një pallat 10-katësh në qytezën e Galatit, pranë kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr. Të paktën 2 persona mbetën të plagosur dhe 7 u evakuuan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, reagoi ashpër, duke e bërë të qartë se aleanca mbetet e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit dhe se sjellja e papërgjegjshme e Rusisë përbën rrezik për të gjithë. “Zhvillova një bisedë me Presidentin e Rumanisë për dronin rus që goditi një...