Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit. Sipas kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë, DTEK, rreth 500 mijë familje në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e bombardimeve të fundit. Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike janë angazhuar në terren për të rikthyer furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur. “Punonjësit tanë po bëjnë gjithçka për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer energjinë në zonat e prekura,” thuhet në njoftimin e kompanisë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka deklaruar se përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, rreth një e treta e qytetit ka mbetur edhe pa ngrohje, duke e...