Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Gjatë luftës me Ukrainën, numri i miliarderëve në Rusi ka arritur nivelin më të lartë historik. Megjithatë, gjatë 25 viteve të sundimit të Vladimir Putinit, oligarkët rusë e kanë humbur pothuajse të gjithë influencën politike. Ky është një lajm i mirë për Putinin… Sanksionet perëndimore nuk kanë arritur t’i kthejnë ata kundër tij, ndërsa politika e tij e “karotës dhe shkopit” i ka bërë mbështetës të heshtur. Një shembull i qartë është Oleg Tinkov, ish-miliarder bankar, i cili pas kritikës së luftës në një postim në Instagram u detyrua të shiste bankën e tij, Tinkoff, për vetëm 3% të vlerës së saj reale. Ai humbi rreth 9 miliardë dollarë dhe u largua nga Rusia. Oleg Tinkov Në fillim të viteve 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, disa...