Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia ka njoftuar se u ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara të dhënat e fluturimit të një droni, për të cilin thotë se ishte drejtuar drejt rezidencës së presidentit Vladimir Putin. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, këto të dhëna janë marrë nga pajisjet e navigimit të dronit dhe janë analizuar nga shërbimet sekrete ruse. Igor Kostyukov, një nga drejtuesit më të lartë ushtarakë rusë, deklaroi se analizimi i memories së dronit tregon qartë se objektivi i sulmit ishte kompleksi presidencial ku qëndron Putin. Ai tha se dorëzimi i këtyre informacioneve tek SHBA-të synon të provojë pretendimet e Rusisë dhe të sqarojë situatën ndërkombëtare. Ndërkohë, inteligjenca e Ukrainës ka dalë me një paralajmërim serioz. Sipas saj, Kremlini po përgatit një provokacion të madh, me viktima të shumta,...