Rusia dhe Ukraina zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve për paqe në Gjenevë

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve për paqe në Gjenevë

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në raundin e ri të negociatave për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, një javë para përvjetorit të katërt të nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Pritjet për ndonjë marrëveshje janë të vogla, pasi Moska nuk është lëkundur prej kërkesave të saj maksimaliste për territorin ukrainas. Sulmet e Rusisë në Ukrainë po vazhdojnë çdo natë, duke dëmtuar edhe më tepër sistemin energjetik të vendit, teksa ukrainasit përballen me motin e acartë. Disa orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Moska kreu sulme të kombinuara në Ukrainë, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe 30 raketa. Të paktën tre persona janë vrarë. Sulmet e fundit tregojnë “shkallën në të cilën Rusia...