Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Florida

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Florida

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer sulme të mëdha me dronë, duke i përdorur secila nga mbi 200 dronë, pas bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Florida gjatë të cilave u bisedua edhe për shkëmbimin e mundshëm të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Forcat e Mbrojtjes të Rusisë thanë se gjatë natës kapën dhe shkatërruan 249 dronë ukrainas. Ky ishte ndër sulmet më të mëdha me dronë nga Ukraina, e cila i ka shtuar goditjet ndaj caqeve energjetike të Rusisë. Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse lëshuan 251 dronë sulmues gjatë të njëjtës kohë. Në Ukrainë, dronët rusë goditën zona banimi dhe infrastrukturë e portit në rajonin jugor të Odesës në Detin e Zi, sipas guvernatorit rajonal. Të paktën katër...