”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma
Negociatat që synojnë t’i japin fund luftës ruse në Ukrainë po prodhojnë sinjale progresi, por sfida të mëdha mbeten në rrugën drejt një ujdie përfundimtare. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, këtë të hënë. Sipas tij, bisedimet mes të dërguarve të Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ditët e fundit në Abu Dabi ishin konstruktive dhe një raund i ri negociatash planifikohet javën e ardhshme. Edhe pse nuk pati arritje të rëndësishme, Peskov theksoi se vetë fakti që këto kontakte kanë nisur në mënyrë konstruktive është pozitiv. Zyrtarët kanë zbuluar pak detaje nga bisedimet e mbajtura të premten dhe të shtunën, të cilat janë pjesë e përpjekjeve njëvjeçare të administratës Trump për t’i çuar palët drejt një marrëveshjeje paqeje dhe për t’i dhënë fund luftës...
Burimi:
javanews.al