Rusia dhe Ukraina bien dakord/ Frikë nga një Çernobil i dytë në Zaporizhzhia, shpallet armëpushimi

Rusia dhe Ukraina bien dakord/ Frikë nga një Çernobil i dytë në Zaporizhzhia, shpallet armëpushimi

Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar një armëpushim të përkohshëm në zonën përreth Centralit Bërthamor të Zaporizhzhias, mes shqetësimeve serioze për sigurinë bërthamore dhe rrezikun e një katastrofe të përmasave të Çernobilit apo Fukushimës. Vendimi vjen në një çast kritik, teksa në central po kryhen ndërhyrje urgjente për riparimin e linjave të transmetimit të energjisë elektrike, të dëmtuara vazhdimisht nga bombardimet. Sipas burimeve zyrtare, furnizimi me energji nga jashtë është ndërprerë disa herë për shkak të sulmeve, duke e lënë impiantin vazhdimisht në prag të një “blackout”-i total. Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë muajve shtator dhe tetor, kur centrali përjetoi një ndërprerje rekord të energjisë së jashtme për plot një javë. Autoritetet ukrainase e cilësuan atë periudhë si “kritike”, duke paralajmëruar për rreziqe serioze për sistemet...