Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Rusia dëshiron të ndërtojë një central bërthamor në Hënë brenda një dekade
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë brenda dekadës së ardhshme për të furnizuar me energji programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, ndërsa fuqitë e mëdha nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës. Agjencia shtetërore hapësinore ruse Roscosmos tha në një deklaratë se planifikon të ndërtojë një central elektrik hënor deri në vitin 2036 dhe ka nënshkruar një kontratë me kompaninë hapësinore Lavochkin Association për këtë qëllim. Roscosmos tha se qëllimi i stacionit do të jetë të furnizojë me energji programin hënor të Rusisë, i cili përfshin automjete robotike (rover), një observator dhe infrastrukturë për Stacionin e përbashkët Ndërkombëtar të Kërkimit Hënor ruso-kinez.“Programi është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një stacioni të përhershëm...