Rusia dëmton infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milionë familje janë pa elektricitet

Rusia dëmton infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milionë familje janë pa elektricitet

Bota E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 16:49 Kievi po përballet me ndërperje masive të energjisë elektrike përgjatë ditëve të fundit të këtij viti, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit. Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, thotë se rreth 500,000 familje janë pa energji elektrike në qytet pas sulmit. “Punonjësit po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e bombardimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo në një përditësim.