Rusia dëbon diplomatin britanik për spiunazh, Londra reagon ashpër
Rusia ka urdhëruar largimin e një diplomati britanik nga territori i saj, duke e akuzuar për aktivitete spiunazhi, në zhvillimin më të fundit të tensioneve diplomatike mes Moskës dhe Londrës. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) pretendon se diplomati ka paraqitur informacione të rreme gjatë aplikimit për hyrje në vend, si dhe ka tentuar të sigurojë të dhëna sensitive gjatë takimeve joformale me karakter ekonomik. Sipas mediave shtetërore ruse, autoritetet kanë konstatuar edhe “shenja të aktivitetit të inteligjencës”. Diplomatit i është hequr akreditimi dhe i është dhënë afat dy javë për t’u larguar nga Rusia. Emri i tij është publikuar në mediat shtetërore ruse. Reagimi i Londrës: “Akuza të pabazuara” Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar e ka cilësuar vendimin si “plotësisht të pakuptimtë”, duke...
Burimi:
opinion.al