Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rubio zbulon strategjinë me 3 hapa të SHBA-së për Venezuelën: Nafta nën kontroll amerikan
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka prezantuar fazat e radhës të strategjisë së Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, duke deklaruar se Uashingtoni synon të shesë naftën që ndodhet në vend dhe ta nxjerrë atë në tregun ndërkombëtar. Sipas Rubios, të ardhurat nga shitja e naftës do të jenë nën kontrollin e SHBA-së dhe do të shpërndahen në një mënyrë që, siç tha ai, do të përfitojë populli i Venezuelës. “Ne kemi ndikim të madh për të ecur përpara në drejtim të stabilizimit”, u shpreh ai. Kryediplomati amerikan e përshkroi fazën e dytë të strategjisë si fazë “rimëkëmbjeje”, e cila, sipas tij, do të përfshijë amnisti për figura të opozitës. Më pas, do të pasojë një periudhë “tranzicioni”, theksoi Rubio, pa dhënë megjithatë detaje konkrete...