Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar Iranin për pasoja serioze nëse vendos të mbyllë Ngushtica e Hormuzit pas përfundimit të operacioneve ushtarake. Në një intervistë për Al Jazeera, Rubio u shpreh se kjo rrugë strategjike detare do të rihapet “në një mënyrë ose në një tjetër”, duke theksuar rëndësinë globale që ka për transportin e naftës. Ai deklaroi se Ngushtica mund të rihapet ose me pëlqimin e Iranit, ose përmes një koalicioni ushtarak ndërkombëtar, ku do të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, objektivat e SHBA-së në Iran janë të qarta dhe pritet të arrihen brenda pak javësh, duke nënvizuar se operacionet nuk do të zgjasin muaj. Rubio theksoi gjithashtu se çdo përpjekje e Iranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit pas...