Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve për tërheqjen e trupave amerikane

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve për tërheqjen e trupave amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, niset për në Suedi më 21 maj për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, teksa aleatët europianë kërkojnë siguri lidhur me zvogëlimin e pranisë së trupave amerikane dhe ndryshimin e retorikës së Uashingtonit sa i përket aleancës. Rubio do të marrë pjesë në takimin në Helsingborg më 22 maj, që është një nga mbledhjet e fundit ministrore në nivel të lartë para se udhëheqësit e aleancës të mblidhen për samitin në Ankara në korrik. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, kryediplomati amerikan pritet t’u bëjë thirrje aleatëve për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe për “ndarje më të madhe të barrës”, ndërsa fokusi do të jetë gjithashtu te siguria në Arktik. Por, takimi zhvillohet në një moment kur ka...