Rubio: Konflikti mbyllet në pak javë! Ministrat e G7 kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve

Rubio: Konflikti mbyllet në pak javë! Ministrat e G7 kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve

Shtetet e Bashkuara presin që ta përmbyllin operacionin e tyre ushtarak në Iran brenda javësh. Kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio pas një takimi me ministrat e G7. “Jemi para afatit të planifikuar, presim që ta përmbyllim, është çështje javësh, jo muajsh. Ne do ta shkatërrojmë marinën e tyre, forcën ajrore, aftësinë e tyre për të prodhuar raketa dhe dronë… dhe do t’i zvogëlojmë ndjeshëm lëshuesit e raketave. Ne mund t’i arrijmë të gjitha objektivat tona pa asnjë ushtar në terren, ky nuk do të jetë një konflikt i zgjatur”, tha Marco Rubio, sekretar. Komentet e Rubios vijnë në kohën kur Irani paralajmëroi për sulme të reja në të gjithë Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje civilëve të shmangin zonat pranë...