Rubio: Irani është në pikën e tij më të dobët
Në dy intervista të ndara, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim të shpejtë në degradimin e aftësive ushtarake të Iranit dhe Uashingtoni pret të arrijë objektivat e tij “brenda javësh, jo muajsh”. Ai theksoi se udhëheqësi amerikan, Donald Trump, “parapëlqen diplomacinë”. “Ne do të shkatërrojmë bazën e tyre të industrisë së mbrojtjes, që do të thotë aftësinë e tyre për të prodhuar raketa të reja dhe dronë të rinj në të ardhmen, sepse këta paraqesin kërcënim të madh për rajonin. Ky Iran që shihni tani, ky është Irani në pikën e tij më të dobët”, tha Rubio. “Ne jemi në një ritëm dhe në fakt para planifikimeve”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja “do t’i arrijë të...
Burimi:
vizionplus.tv