Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon

Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio do të dalë sot para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, për të paralajmëruar SHBA-të se administrata e Donald Trump është gati të ndërmarrë një aksion ushtarak kundër Venezuelës, nëse qeveria e përkohshme e kësaj të fundit nuk bashkëpunon sipas  pritshmërive amerikane. “Jemi të përgatitur të përdorim forcë për të siguruar bashkëpunim maksimal nëse metodat e tjera dështojnë,” thuhet në deklaratën hapëse të Rubios, të publikuar nga Departamenti i Shtetit, të cilës i referohen mediat amerikane. Sidoqoftë, Rubio shton se shpresa mbetet që ky aksion të mos jetë i nevojshëm. Gjatë seancës, Rubio pritet tu dalë në mbrojtje disa nga vendimet më të debatueshme të presidentit Donald Trump në një kohë kur politika e jashtme amerikane po luhatet mes Amerikës Latine,...