Rrugë të shkatërruara, makina të bllokuara mes gurëve dhe baltës, pamjet ‘apokaliptike’ nga Athina e përmbytur

Rrugë të shkatërruara, makina të bllokuara mes gurëve dhe baltës, pamjet ‘apokaliptike’ nga Athina e përmbytur

Pamjet me dron mëngjesin mbi lagjen Ano Glyfada të Athinës, tregojnë një pamje të paprecedente. Rrugë të shkatërruara, makina të bllokuara mes gurëve dhe baltës, si dhe lagje të tëra që duken sikur janë bombarduar. Automjetet janë përplasur në shtylla, gurë gjigantë dhe masa të mëdha materialesh të sjella nga uji kanë mbuluar rrugët. Janë pasojat e një stuhie që gjatë natës së kaluar me reshje të dendura dhe erërat të forta i shndërruan shumë rrugë të Athinës në lumenj të rrëmbyeshëm. Në Glyfada, një grua 56-vjeçare humbi jetën tragjikisht, kur u godit nga një makinë që e kishte marrë rrjedha e fuqishme e ujit. Trupi i saj u gjet i bllokuar poshtë automjetit dhe u nxor nga forcat e zjarrfikëses. “Po përjetojmë një situatë...