Rrjetet sociale mes orëve të mësimit, CNN: Alarm për përdorimin e telefonit në shkollë

Rrjetet sociale mes orëve të mësimit, CNN: Alarm për përdorimin e telefonit në shkollë

Fëmijët dhe adoleshentët po kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës së shkollë me telefonat e tyre, shumë më tepër sesa mendojnë prindërit. Një studim i publikuar nga revista “JAMA” tregon se të rinjtë amerikanë të moshës 13–18 vjeç shpenzojnë mesatarisht rreth 70 minuta të ditës shkollore në telefon, kohë që përkon drejtpërdrejt me orët e mësimi, sipas CNN. Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Jason Nagata nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, kjo kohë merret nga momentet kur nxënësit duhet të jenë të përqendruar në klasë. Ai thekson se përdorimi i telefonit gjatë mësimit ndikon negativisht në përqendrim dhe në cilësinë e të nxënit. Ky studim dallon nga kërkimet e mëparshme sepse nuk u mbështet në vetë-raportimin e adoleshentëve, por në një aplikacion...