Rrjeta zjarresh të kryqezuara në Gjirin Persik ‘kullosin’ edhe nëpër Mesdhe
Një rrjetë zjarresh të kryqëzuara që përshkon Gjirin Persik dhe kullot Mesdheun: kështu duket qielli i Lindjes së Mesme në ditën e katërt të luftës. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vazhdojnë të godasin Iranin “në shkallë të gjerë”, të vendosur për të rrëzuar regjimin dhe për të parandaluar një ripërtëritje të lidershipit pa ndryshime rrënjësore. Brenda natës, IDF sulmoi selinë “më të rëndësishme” të ajatollahëve në Teheran dhe më vonë shënjestroi Asamblenë e Ekspertëve në Qom, e cila është thirrur për të zgjedhur pasardhësin e Ali Khameneit. Nuk është e qartë nëse ndërtesa u evakuua në kohë, siç pretendojnë mediat iraniane, apo nëse u bombardua pikërisht kur votimi për Udhëheqësin e ri Suprem ishte duke u zhvilluar, siç raportojnë burimet izraelite. Sidoqoftë, Mossadi ka paralajmëruar...
Burimi:
ntv.al